INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si do e donte të dashurin? Oriola Marashi nuk heziton të përgjigjet: Në dashuri shikohet...

Si do e donte të dashurin? Oriola Marashi nuk heziton të përgjigjet: Në dashuri shikohet...

Publikuar më: 20:28 26-09-2022

Oriola Marashi është një nga modelet më të komentuar dhe të suksesshme të momentit. Për bukuroshen po flitet edhe në mediat e huaja, ku mjafton të kujtojmë rastin ku u shafq në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia.

Ajo gjithashtu është një nga imazhet e kompanisë së famshme Guess, ku protretin e saj mund ta gjejmë në shumë dyqane veshjesh luksoze. Përtej kësaj, Oriola është përfolur shumë edhe për jetën e saj private, përmednim këtu lidhjen me futbollistin Eros Grezda.

Së fundi modelja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit dhe një nga pyetjet ishte a do e donte të dashurin më të bukur se vetja.

''Të dashurin do e doje më të bukur se vetja? Apo nuk ekziston një bukuri e tillë?”, e pyet një prej ndjekësve.

“Në dashuri nuk shikohet bukuria shikohet zemra shpirti. Sikur të ishte bukuria çelësi i dashurisë atëherë ata që janë më pak të bukur s’do të dashuronin apo dashuroheshin kurrë?!“, shkruan Oriola.

 

Article Logic
Execution time: 0.0060479640960693