Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.
Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti. Bëhet fjalë për këngën e fundit të këngëtarit të talentuar Marin, nën titullin “Baba i drillit”.
Në vend të dytë pozicionohet “Dhimbje dhimbje” e Dafina Zeqirit, ndërsa podiumi plotësohet nga “Habibi” i Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi.









13 Dec 2025 





