INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shtohen turistët edhe falë paketave turistike[VIDEO]

Publikuar më: 16:09 24-08-2017

Këtë verë në vendin tonë shifrat e turistëve janë optimiste, pasi numri është rritur me 2.8% më shumë se në korrik të 2016. Ndërsa dhe në total në 7 muaj ai është edhe më i lartë me 5.6%. Po nëse kanë futur apo jo para mjaftueshëm në vendin tonë, kjo do të mësohet kur institucionet të bëjnë bilancet e sezonit turistik. Po gjithësesi është se sigurt se një pjesë e madhe e pushuesve rezultojnë të kënaqur, pasi dhe media ndërkombëtare e kanë prekur këtë çështje duke thënë se në Shqipëri ja vlen të vish se dhe çmimet janë të favorshëm. Por s’kanë munguar as të pakënaqurit e kryesisht ata janë ankuar për shërbimet që marrin krahasuar me çmimet.
Një fenomen ri ka ndodhur këtë vit disa hotele dhe resorte në bashkëpunim me agjenci turistike kanë afruar kryesisht për turistët e huaj paketa të plota pra me një pagesë paraprake ofrohen të gjitha fjetja, vaktet ushqimore dhe plazhi. Model në fakt ky shumë i sukseshëm në Turqi dhe deri diku e në Greqi. Po në vendin tonë ende sipërmarrësit janë në hapat e parë dhe jo të gjithë të huajt janë kënaqur. Gjithësesi këtë vit çmimet kanë qënë të larmishme, nga hotele apo apartamente me qera të lira që varjojnë nga 2mijë deri 35 mijë lekë në ditë deri tek restoret që kanë çmime realisht të kripura deri në 250 euro nata. Kështu që turistët kanë patur mundësi të zgjedhin sipas portofolit.
Pak ditë më parë dhe INSTAT, publikoi dhe disa të dhëna ku u vu re se në korrik vendi ynë është preferuar më shumë nga shtetas polakë dhe më pas nga ata zvicerianë. Ndërsa përgjatë 7 muajve më shumë na kanë vizituar kosovarë dhe maqedonas.

Article Logic
Execution time: 0.0023720264434814