INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalin analizat: Dasmorët e Shijakut nuk u helmuan nga ushqimi

Dalin analizat: Dasmorët e Shijakut nuk u helmuan nga ushqimi

Publikuar më: 11:59 24-08-2017

Analizat toksikologjike lidhur me helmimin e krushqve në një dasëm në Shijak kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim. Kryeinspektoria e Shëndetit në Durrës, Xhaneta Saliu deklaroi se shëndeti i dasmorëve nuk ka të bëjë me helmimin e ushqimit.

Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua cermonia martesore.

Dhurim Kapo deklaroi se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi. Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondisioneri, i cili ishte graduar shumë nën normalen.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme, dhjetra dasmorë  u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443