INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtohen shqiptarët e listës së zezë së SHBA-së

Shtohen shqiptarët e listës së zezë së SHBA-së

Publikuar më: 16:35 07-02-2019

Shkon në 170 numri i zyrtarëve shqiptarë, të cilëve nuk ju është dhënë apo anuluar viza.

“Sipas Ambasadës amerikane në Tiranë, që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre,” shkruan Gazeta Panorma.
Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, përfundon përgjigjen e saj zyra e shtypit e Ambasadës amerikane në Tiranë. Në janar 2017, Ambasada e Shteteve të Bashkuara revokoi vizat joemigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598