INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shteti i gjenive, ja vendi i BE-së që ka më shumë shkencëtarë dhe inxhinierë

Shteti i gjenive, ja vendi i BE-së që ka më shumë shkencëtarë dhe inxhinierë

Publikuar më: 14:11 19-05-2019

E dini cili është vendi që ka më shumë shkencëtarë dhe inxhinierë dhe ku dominon gjinia femërore?

Sipas Eurostat Lituania është vendi i BE-së që ka përqindjen më të lartë të grave midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve.

Zyra statistikore ka specifikuar se dy vjet më parë në pesë shtete shumica e shkencëtarëve dhe inxhinierëve ishte e gjinisë femërore.

Këto janë Lituania (mbi 57% gra shkencëtare dhe inxhiniere), Bullgaria dhe Letonia (53%), pasuar nga Portugalia (51%) dhe Danimarka (pak më shumë se 50%).

Vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore duke përfshirë Poloninë, Kroacinë, Slloveninë dhe Rumaninë, ishin gjithashtu mbi mesataren e BE-së prej 41%.

”Të fundit në renditje janë Luksemburgu (25%), Finlanda (29%) dhe Gjermania (33%)”, shpjegoi Eurostat.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721