INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me makinat e preferuara të mafiozëve rusë [FOTO]

Njihuni me makinat e preferuara të mafiozëve rusë [FOTO]

Publikuar më: 13:24 19-05-2019

Mafia ruse sot mund të jetë bërë më e rafinuar e të ketë arritur nivele të larta, por vitet 90 kanë qenë kulmi i dhunës nëpër rrugët e Rusisë.

Në vitet ‘90, rrugët e Rusisë ishin të mbushura me trafikantë e luftëra të pafundme bandash. Por gjithnjë dje dhe sot mafiozët rus janë me reputacionin më famëkeq në botë dhe vrasjet e kryera prej tyre gjithnjë tërheqin vëmendje.

Një ndër tiparet e mafiozëve janë edhe makinat me të cilat humbin gjurmë apo edhe kryejnë vrasje makabre. Ja cilat janë disa disa nga makinat që preferonin mafiozët ruse, ndoshta ju rastis t’i shihni.

1.VAZ-2109 është e vetmja makinë ruse në listë. Kjo makinë edhe pse kishte çmim të lirë, ishte e shpejtë, nuk prishej lehtë, dhe u kthye në kalë pune për mafian ruse.

2 BMW525i u bë simbol i mafias në vitet ‘90 . Ishte makina ideale për t’ia kaluar policisë, të cilët përdornin makina sovjetike.

3 BMW7, një tjetër prodhim gjerman, ishte makina që ishte qëlluar më shpesh nga plumbat mafiozë.

4 Makinat amerikane nuk ishin të përhapura nëpër Rusi, por ishin popullore në Moskë. Makina “Lincoln Town Car” mbahej për status. Këtë model mund ta mbante vetëm një boss mafioz

5 Linkolnët amerikanë ishin shumë të mëdhenj për rrugët e ngushta të rrethinave të kryeqytetit. Gangsterët e këtyre zonave preferonin Volvo 940

6 Makinat e luksit nuk ishin zgjedhje e mirë për rrugët plot gropa në fshatrat e Rusisë. Atje duheshin makina të prodhuara për të punuar jashtë rruge, SUV si Jeep Grand Cheeroke

7 Mitsubishi Pajero ishte si tank për gangsterët. I fortë, ecte jashtë rruge, komandohej lehtë dhe ishte i shpejtë. Ishte makina më e hedhur në erë nga bombat

8Chevrolet Tahoe është dezinjuar si makinë familjare në Amerikë, por rusët preferonin që këto makina gjigante t’i mbushnin me grupe banditësh, sa herë që do të kryenin ndonjë sulm

9 Mercedes S 600 ishte makina e kryemafiozëve, e bosave të mëdhenj.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

4.jpg

 

5.jpg

 

 

6.jpg

 

7.jpg

 

 

8.jpg

 

 

9.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034768581390381