INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtetet që lehtësojnë më shumë familjet e reja/ Po Shqipëria ku bën pjesë?

Shtetet që lehtësojnë më shumë familjet e reja/ Po Shqipëria ku bën pjesë?

Publikuar më: 11:09 14-06-2019

UNICEF ka analizuar shtetet që ofrojnë lehtësira për familjet e reja dhe për lindjen e fëmijëve. Vendet, që janë më sociale janë Suedia, Norvegjia dhe Islanda. Familjet e reja në këto shtet gëzojnë politikat më mbështetëse në Europë.
UNICEF mori në studim lejen e lindjes me pagesë të plot dhe kujdesin për fëmijët e vegjël në 31 shtete europiane. Në dhjetëshen e parë të më të mirëve renditen dhe Estonia, Portugalia, Gjermania, Danimarka, Sllovenia, Luksemburgu dhe Franca.
Kurse kushte më të këqija ofrohen në Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Qipro, Greqi dhe Zvicër.
Agjencia rekomandon të paktën 6 muaj të lejes me pagesë të plotë për prindërit dhe kujdesit universal nga lindja e deri në klasë të parë shkollës. Nënat në Estoni, Hungari dhe Bullgari, gëzojnë lejen më të gjatë me pagesë të plotë, respektivisht në 85, 72 dhe 65 javë. Zvicra që bën pjesë tek shtete me performacë të dobët ofron vetëm 8 javë.
Disa vende të tjera si Portugalia, Suedia dhe Luksemburgu ndajnë leje të posaçme dhe për baballarët. Atyre ju ofrohen pushime me pagesë të plotë, respektivisht 12.5, 10.9 dhe 10.4 javë. Sipas raportit, leja me pagesë për baballarët i ndihmon ata që të krijojnë lidhje me fëmijët, çka kontribuon në zhvillimin e shëndetshëm të tyre, uljen e depresionit te nënat dhe rritjen e barazisë gjinore.
Në vendin tonë leje lindje përfitojnë vetëm nënat deri në 1 vit, por pagesa jo vetëm që nuk është e plotë po sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë ulet. Ndërsa baballarët marrin vetëm një javë leje. Pra është e qartë se politikat sociale në këtë aspekt në Shqipëri kanë nevojë të përmirësohen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033