INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Harta botërore e letërsisë, çdo shtet ka romanin e tij, zbulojini…

Harta botërore e letërsisë, çdo shtet ka romanin e tij, zbulojini…

Publikuar më: 08:45 20-05-2019

Në hartën botërore të letërsisë çdo shtet përfaqësohet nga romani i cili tregon më shumë për kulturën e atij vendi. Dhe kjo është një ide shumë interesante e autorit Backforward 24 i cili ka realizuar hartën e letërsisë.

Sic duket në foto çdo shtet përfaqësohet nga kopertina e një libri.

Sigurisht zgjedhjet e autorit janë personale dhe pse jo mund të sjellin edhe shumë debate.

Zgjedhjet e tij na shtyjnë të reflektojmë se cilat janë veprat më përfaqësuese të një populli.

Librat janë klasikë si \"Lufta dhe Paqja\" e Tolstoi që përfaqëson Rusinë apo edhe autorë bashkëkohorë.

Duke u ndalur pak tek shtetet dhe librat ja cilat janë ndarjet:

\"Mikesha gjeniale\" e Elena Ferrante, një libër që përfaqëson Italinë

\"Burrat që urrejnë gratë\" e Stieg Larsson që përfaqëson Zvicrën

\"Zoti i gjërave të vogla\" libër i Arundhati Roy për Indinë

\"Të mjerët\" e Hygos për Francën

\"Don Kasmurro\" shkruar nga Joaquim Maria Machado de Assis për Brazilin

Për Spanjën në vend të Don Kishotit të Servantes ka zgjedhur \"Hija e erës\" e autorit Carlos Ruiz Zafón

\"Tuneli\" i Ernesto Sabato për Argjentinën

\"Unë jam e kuqja\", Orhan Pamuk Turqinë

\"Krenari dhe paragjykim e Austen për Britaninë e Madhe

\"Uliksi\" i Joyce për Irlandën

\"Kronika e zogut kurdisës\" Haruki Murakami për Japoninë
\"Errësira përtej gardhit\" autorja Haper Lee për SHBA

Ndërsa për Kanadanë autori ka zgjedhur një libër për fëmijë \"Ana me flokët e kuqe\" e shkrimtarit Lucy Maud Montgomery.