INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtatzënë për herë të parë! Pas martesës Arbenita u kap MAT me barkun e rrumbullakosur, zbulohet gjinia e bebit!

Shtatzënë për herë të parë! Pas martesës Arbenita u kap MAT me barkun e rrumbullakosur, zbulohet gjinia e bebit!

Publikuar më: 14:37 21-02-2021

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!

Dyshja, e cila para pak ditësh njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

“Iconstyle.al” ka siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.

Ndërkohë “Prive.al” ka mësuar nga burime pranë çiftit se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze. Gjithashtu është bërë e ditur se këto kohë, Arbenita po qëndron në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë e saj.

-640-0-603182d295cc1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771