INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët të varfër? Numri i makinave për banorë i ulët[VIDEO]

Publikuar më: 15:21 11-07-2017

Shqipëria lë vetëm pas Turqinë sa i përket numrit të ulët të makinave në Evropë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016 numri i automjeteve për 1000 banorë në Shqipëri ishte 138.4. Para nesh janë të gjitha vendet e rajonit. Numri i mjeteve për frymë është matës i zhvillimit të ekonomisë dhe nstitucionet financiare janë të prirura të masin zhvillimin e hershëm nga ecuria e importeve dhe blerjeve të makinave. Ndaj është e qartë se shqiptarët janë ndër më të varfërit në Europë. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në Shqipëri në vitin 2016 ishin të regjistruara 563.106 mjete rrugore, por një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit, teksa procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401.499 mjete.
Sipas Eurostat mesatarja e BE është 497 makina për 1 000 banorë. Luksemburgu kryesoi listën me 661 makina për 1 000 banorë, pasuar nga Malta 634 makina, Italia 610 dhe Finlanda 590.
Në anën tjetër të shkallës, tek shtetet me numri më i ulët i makinave bën pjesë dhe Rumania me 261 makina, më pas Hungaria me 325 makina, Letonia me 345 makina dhe Kroacia me 358.

Article Logic
Execution time: 0.0022940635681152