INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët marrin më pak para, por paguajnë më shumë taksa

Shqiptarët marrin më pak para, por paguajnë më shumë taksa

Publikuar më: 17:22 11-11-2018

Shqipëria mbetet vendi me barrën më të lartë të taksave në rajon. Vendi ynë nuk ka arritur asnjëherë të ketë të ardhura më të larta se 28% të PBB-së, duke u renditur i fundit në rajon dhe ndër nivelet më të ulëta të Europës.

Ndryshe nga fqinjët, Shqipëria ka një nivel të lartë të taksave që vijnë kryesisht nga renta minerale, teksa vendi ka dhënë një pjesë të konsiderueshme të pasurive të tij me koncesion.

Dhe taksa ku Shqipëria çalon dukshëm është ajo e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që sjell vetëm 5.6% të PBB-së.

Evazioni nga pagat konsiderohet i lartë në vendin tonë, me pjesën më të madhe të bizneseve që raportojnë paga më të ulëta sesa realja.

Vlerësohet se Shqipëria dhe Maqedonia kanë nivelin më të ulët të tatimit që mbledhin nga të ardhurat, me rreth 2.4% të PBB-së.

Pas krizës globale, që ngadalësoi gjithë rajonin, Shqipëria dhe Serbia kaluan drejt shtrëngimit fiskal, duke pasur taksat më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Mali i Zi nuk e ndoqën këtë praktikë.

Sot, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2019”s ipërmarrjet shqiptare paguajnë në total taksa dhe kontribute që janë sa 37.3% e fitimeve të tyre,”.

Ky nivel është më i larti në rajon. Bizneset shqiptare paguajnë më shumë taksa e kontribute në raport me fitimet, sesa mesatarja e Azisë dhe Europës Qendrore dhe në nivele të krahasueshme me vendet me të ardhura të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047