INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqiptarët i druhen trazirave jashtë dhe vonojnë prenotimet[VIDEO]

Publikuar më: 15:34 21-07-2017

Problemet politike apo dhe fenomenet natyrore gjithnjë e më shumë po panikojnë shqiptarët për të pushuar jashtë vendit. Nëse vite më parë për të përfituar oferta më të lira ata nxitonin të prenotonin disa muaj para sezonit turistik, prej disa kohesh e lënë në minutën e fundi. Ky fakt pohohet nga një prej drejtuesve të Shoqatës së Tur Operatorëve, Besnik Vathi i cili thotë se pas trazirave të dy viteve më parë në Turqi bënë që shumë pushues ti prenotojnë pak ditë para se të nisen pushimet.
Po pavarësisht pasigurive në një intervistë për IN News, Vathi thotë se gjithësesi shqiptarët më shumë pushojnë në Turqi dhe Greqi, por gjithnjë duke marrë më shumë informacione paraprake se vite më parë. Çmimet në këto dy shtete janë më të përballueshme ndaj dhe kjo është një arsye e fortë që shqiptarët nuk i braktisin plazhet e Turqisë apo Greqisë.

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957