INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët e arrestuar me 1 ton drogë të trajnuar për luftë në Ballkan

Shqiptarët e arrestuar me 1 ton drogë të trajnuar për luftë në Ballkan

Publikuar më: 09:30 01-05-2018

Policia spanjolle ka zbuluar identitetin e 2 shqiptarëve që u kapën në Spanjë me 1 ton kokainë me vlerë 1.5 milionë euro. Sipas zyrtarëve kjo është sasia më të madhe e kapur deri tani. Dy drejtuesit e bandës së trafikut ndërkombëtarë të drogës janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Dy shqiptarët u arrestuan në Madrid në një hotel luksoz. Aksioni ishte një bashkëpunim i DEA-s amerikane me policinë spanjolle. Lajmi për emrat e shqiptarëve bëhet i ditur nga media spanjolle. Gjatë këtij aksioni me koordinim ndërkombëtar u arrestuan edhe 2 spanjollë. Kjo organizatë, sipas informatave të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, trafikonte drogën nga Kolumbia në Spanjë ku dhe ishin vendosur shqiptarët. Sasitë e mëdha të kokainës futeshin nga Kolumbia nëpërmjet "valixheve të zeza me kapacitet të madh", të cilat i përkasin një kompanie shërbimi të specializuar transporti. Mediet spanjolle shkruajnë se anëtarët e bandës ishin të stërvitur. "Në materialin e provave të mbledhura doli se disa nga anëtarët e regjistruar te kjo strukturë shpërndarëse droge ishin stërvitur për luftë në Ballkan. Ata kishin marr trajnim ushtarak dhe mendohet se ushtronin dhunë për të mbajtur nën kontroll aktivitetin e tyre", -deklaroi policia kolumbiane.

Article Logic
Execution time: 0.0037209987640381