Mbas deklaratës që Khabib bëri duke e ftuar zyrtarisht Floyd Mayweather në një duel për të vendosur “mbretin e xhunglës”, nuk ka vonuar përgjigja e tij publike, e cila mesa duket do të sjellë një duel “titanësh” mes këtyre luftëtarëve.
Por, Floyd e ka marrë me të qeshur duke qenë se ata garojnë ne kategori të ndryshme.
Përmes një postimi në Instagram, Floyd flet për spektakël duke lënë të kuptohet se e pranon sfidën e Khabibit.
"Shikoni se më ka sfiduar Khabib. Le te fillojë Shoë. Le ta bëjmë Las Vegasin sërish të madh", ka shkruar Floyd duke luajtur kështu edhe me sloganin e fushatës së Donald Trump.
Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, nëse vërtetë do të ketë një ndeshje mes tyre, e cila edhe nëse ndodh do të jetë thjesht shoë, apo gjithçka do të mbetet në kuadër të marketingu