Prokuroria turke ka akuzuar lojtarin e Barcelona-s Arda Turan për sherrin me një këngëtar të famshëm, duke kërkuar që ai të dënohet me 12 vite burg.
Turan është i huazuar te Basaksehir pasi pati vështirësi të përshtatet te Barcelona.
Prokurorët kanë akuzuar Turan, i cili aktualisht është i huazuar te Basaksehir, me ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje dhe, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
Turan, 31 vjeç, është arrestuar nga policia e Stambollit dhe ka dhënë një deklaratë për incidentin, më pas është lënë i lirë.
Incidenti ndodhi në një klub nate të Stambollit dhe raportohet t’i ketë thyer hundën këngëtarit.
Më pas, ai ka shkuar në spitalin ku po trajtohej me një armë dhe i është përgjëruar nuses së këngëtarit të qëllohet ose të falet.