INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit bën edhe yllin e ‘Roc Nation’ të reagojë! [FOTO]

‘Shqiponja’ e Xhakës dhe Shaqirit bën edhe yllin e ‘Roc Nation’ të reagojë! [FOTO]

Publikuar më: 23:20 23-06-2018

Mbrëmja e djeshme ka qenë plot emocion për të gjithë shqiptarët. Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë, me golat e Xhakës dhe Shaqirit ka bërë jehonë në mbarë botën dhe simboli i shqiponjës po shihet ngado. nuk munguan urimet edhe nga yjet shqiptarë me famë botërorë si Action Bronson, Dua Lipa, Rita Ora dhe së fundmi reperi, Gashi.

Ai prej disa muajsh është pjesë e label-it më në zë, ‘Roc Nation’ nga Jay Z. Në të bëjnë pjesë artistë shumë të famshëm të skenës botërorë, ku vlen të thuhet se edhe Rihanna është prej vitesh në këtë label.

Gashi është ndjerë mjaft i emocionuar teksa po shihte ndeshjen e futbollit bashkë me babain e tij dhe të dy të emocionuar brohorasin me të madhe. Ndërkohë reperi tregon edhe tatuazhin e shqiponjës në dorën e tij./intv.al/

gashh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828