INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria zhgënjen në vlerësimin e FIFA[FOTO]

Shqipëria zhgënjen në vlerësimin e FIFA[FOTO]

Publikuar më: 16:59 25-10-2018

Në muajin Tetor përveç humbjeve të ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve vjen edhe me një lajm tjetër i keq për sportdashësit. Në renditjen e përmuajshme të FIFA, kombëtarja jonë ka zbritur me tre vende duke u shkuar në pozicionin e 60 me 1372 pikë. Mungesa e golit, humbjet e vazhdueshme kanë bërë që FIFA ta klasifikojë negativisht.

Ndërsa krejt e kundërta ka ndodhur me Kosovën. Pas paraqitjeve pozitive në Ligën e Kombeve kombëtarja kosovare u ngjit me një pozicion, duke u renditur në vendin e 137. Kosovarët në 5 ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar asnjë humbje dhe kanë një golavarazh të mirë.

Ndërkohë kreun e klasifikimit të FIFA-s për herë të parë e ka marrë Belgjika. Belgët shënuan një rekord muajin e kaluar duke u barazuar me Francën, kampionen në fuqi, ndërsa këtë muaj kanë kaluar të parët me 1733 pikë kundrejt 1732 të “Gjelave”, vetëm 1 pikë diferencë.

Dhjetëshja e parë e renditjes plotësohet nga Brazili, Kroacia, Anglia, Uruguaji, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka. Gjermania ndërkohë vijon rënien e lirë, teksa e sheh veten në pozicionin e 14 duke parë pas vetes Holandën, e cila i shkaktoi humbjen më të thellë në histori.

shqiperia_renditja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281