Në Europa League luhen sot 24 ndeshjet e rradhës, të tretat në grupe që mund të nxjerrin dhe disa nga skuadrat e para të kualifikuara për në fazën tjetër.
Marseja do të presë Lacion në një përballje të drejtpërdrejtë për vendin e dytë pasi kryesuesit e Frankfurtit janë të distancuar dhe po ecin të sigurtë drejt vendit të parë. Një barazim për Lacion gjithashtu do ishte një rezultat pozitiv për ecurinë e saj.
Milani do të përpiqet të reagojë përballë Betis, pas humbjes në derbi. Kuqezinjtë kryesojnë grupin dhe fitorja e ndeshjes së sotme i bënë më të sigurtë në kualifkimin e tyre.
Një ndeshje tjetër ku do ketë interes është edhe përballja e Lisbonës, mes Sportingut dhe Arsenalit. Të dyja ekipet janë me pikë të barabarta dhe sot vendoset diferenca midis tyre.
Sot në mbrëmje do të impenjohet edhe Glasgow Rangers i shqiptarit Eros Grezda. Ky i fundit mund të luajë ndoshta një pjesë ndaj Spartakut të Moskës, pasi është riaftësuar nga dëmtimi.








4 May 2026 





