INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria vend malor, po me sipërfaqet pyjore më të pakta në Europë

Shqipëria vend malor, po me sipërfaqet pyjore më të pakta në Europë

Publikuar më: 13:54 28-11-2018

Në Evropë, pyjet mbulojnë mbi 30% të sipërfaqes së tokës dhe ofrojnë një gamë të gjerë mallrash dhe shërbimesh për shoqërinë, nga vlerat e natyrës deri tek rekreacioni dhe nga manaferrat deri te druri i prerë dhe letra. Në një studim të fundit të Fondacionit për Kërkimin Pyjor në Evropë, rezulton se Shqipëria është ndër vendet me më pak pyje në Europë. Sipas shifrave, 28 % e territorit shqiptar mbulohet nga pyjet. Në total, 0.0776 mln ha janë pyje. Shtetet e tjera me pak pyje, rezultojnë: Belgjika me 22 % të totalit të territorit, Qipro me 19 % të territorit, Danimarka me 14 % të territorit, Islanda me 0.3 % të territorit.
Sipas Monitor, raporti citon se mirëqenia jonë varet nga prodhimi i qëndrueshëm i mallrave dhe shërbimeve që sigurojnë pyjet.
Hulumtimi nga ana tjetër, siguron një bazë të shëndoshë për vendimet në mjedisin tonë të ardhshëm. Problemet në lidhje me pyjet dhe mjedisin janë zgjidhur gjithnjë e më shumë nga marrëveshjet ndërkombëtare. Bashkëpunimi evropian në kërkimin e pyjeve nevojitet për të mbështetur vendimmarrjen në lidhje me rolin e ardhshëm të pyjeve dhe sektorit pyjor në të gjithë kontinentin.

Çështjet kryesore të studiuara janë:
•Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit pyjor, ruajtja e biodiversitetit dhe ekosistemeve për gjeneratat e ardhshme;
•Vlera ekonomike e pyjeve, prodhimi i qëndrueshëm i drurit dhe produkteve pyjore jo drusore;
•Roli i pyjeve në ofrimin e mundësive për punë dhe mirëqenies në zonat rurale;
•Pyjet dhe ndryshimet klimatike, roli i pyjeve si mbytje të karbonit që zbut efektin serë;
•Vlerat rekreative dhe kulturore të pyjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703