INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria po braktiset! Kush janë kategoritë që po largohen…[VIDEO]

Publikuar më: 15:29 20-07-2017

Mjafton që të jesh larg Shqipërisë e ndjehesh më mirë e më i vlerësuar monetarisht dhe shpirtërisht. Kjo është motoja e shumë intelektualëve shqiptarë dhe jo vetëm teksa kanë marrë vendimin për të lënë vendin. Çdo vit mbi 100 mjekë e dhjetra infermierë lënë vendin. Këtë e fakton Urdhëri i Mjekut, ku vetëm në 2016 ata u kanë dhënë mjekëve 145 çertifikata për sjellje të mirë, që ua lëshojnë atyre për të plotësuar dosjet e tyre të dokumentacionit për të lënë vendin.
E shumë nga ta ja kanë dale, sot punojnë në vende të zhvilluara me kushte dhe paga më të mira. Ky numër është gjithjë në rritje pasi në 2015 ai ka qënë 120. Kjo është vetëm një statistikë zyrtare se nëse shton dhe të tjerë që kanë nuk kanë qënë të regjistruar tek Urdhëri i Mjekut numri i të larguarve nga rradhët e bluzave të bardha rrite dhe më shumë. Një tjetër mënyrë është dhe llotaria kanadeze me qindra intelektuale çdo vit aplikojnë dhe lënë vendin. Po kështu dhe aplikimet për atë amerikane rriten çdo vit duke kaluar dhe shifrat e 200 mijë shqiptarëve.
Ndërsa më të rinjtë kanë gjetur një mënyrë edhe më vlefshme për të lënë vendin duke aplikuar për studime. Raporti i më i fundit Institutit të Statistikave të UNESCO-s flet se në 2016, 24 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendit. Ata janë shpërndarë kudo në shtete fqinje deri dhe në kontinente të tjerë. Nga Brazili, Zelanda e re, Australia apo dhe vendet e lindjes së mesme.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417