INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shqipëria në kërkim të punës. Raporti: U rrit punësimi por ende larg normës[VIDEO]

Publikuar më: 14:09 19-06-2017

Shqipëria mbetet larg normës së punësimit për popullsinë në moshë pune mbi 15 vjeç, e cila është përdorur si treguesi kryesor në tregun e punës. Strategjia e punësimit synon një shkallë punësimi prej 44%. Raporti më i fundit i Bankës Botërore tregon se gjatë vitit 2015 shkalla e punësimit për vendet e Ballkanit qëndroi në nivelet e 39.9%, por thekson se Shqipëria dhe Kosova mbeten shumë prapa në rritjen e shkallës së punësimit. Raporti del në konkluzionin, se tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, që përbëhen nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova,Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia karakterizohen nga shkalla e ulët e punësimit dhe papunësia e lartë. Sipas këtij raporti, rreth 5,8 milion njerëz rezultuan se ishin të punësuar në Ballkanin Perëndimor në vitin 2016, që i bie rreth 300,000 të punësuar më shumë se në vitin 2010. Kjo tregon se në vitin 2016 pati një rritje prej rreth 5%. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, punësimi u rrit në të gjitha vendet me dy përjashtime: Shqipërinë dhe Bosnje Hercekovinën. Në shifra absolute punësimi u rrit më së shumti në Serbi dhe në Maqedoni. Vendet e punësimit ranë në Bullgari dhe në Kroaci. Këto të fundit vuajtën nga një krizë e thellë dhe e gjatë. Në vendet e Ballkanit Perëndimor punësimi i personave të moshës 55-64 u rrit me më shumë se 20% në shumicën e vendeve, ndërsa në Shqipëri u rrit me 67%. Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me një efekt kohor, pasi në vendin tonë kjo grupmoshë është rritur në mënyrë të konsiderueshme

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994