INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gratë punojnë në të zezë. Raporti: Në Shqipëri ulet 5% informaliteti[VIDEO]

Publikuar më: 14:19 19-06-2017

Në Shqipëri, punësimi informal (i njohur ndryshe si puna në të zezë, pasi nuk dokumentohet si e tillë) u ul nga 51.3 për qind që rezultonte të ishte në vitin 2014 në 46.8 për qind në vitin 2015. Raporti i Bankës Botërore i viti 2017 tregon se punësimi informal u ul me gati 5 për qind. Sipas BB punësimi i sektorit informal është një tipar i rëndësishëm që karakterizon tregjet e punës në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat e informalitetit dalin rregullisht nga anketat e fuqisë punëtore në vendinë tonë, Maqedoni dhe Serbi. Vetëm Serbia dhe Maqedonia përdorin gjithë përfshirjen. Në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, u vrejt një rënie informale punësimi midis 2010 dhe 2016. Megjithatë, në Serbi, ku punësimi informal është matur tërësisht,rezulton se afërsisht gjysma e punëve të reja të krijuara kohët e fundit kam qenë në sektorin informal. Të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër janë më të prekur nga punësimi joformal. Në përgjithësi, burrat janë më të prekur nga punësimi joformal se sa gratë në Maqedoni, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri dhe Serbi, ku rezultojnë më të prekura gratë. Ato kanë më shumë gjasa se meshkujt të pranojnë punësimin në sektorin informal. Në Serbi, pjesa e punësimit joformal ra midis 2010 dhe 2012 në përputhje me totalin. Punësimi dhe u rrit mjaft ndjeshëm në dy vitet në vazhdim, ndërkohë që ka rënë vazhdimisht në Shqipëri dhe Maqedoni gjatë gjithë periudhës.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441