INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria ndër vendet me më shumë të rinj në Europë, por plakja ''kërcënon'' sërish

Shqipëria ndër vendet me më shumë të rinj në Europë, por plakja ''kërcënon'' sërish

Publikuar më: 13:05 01-08-2019

Edhe pse Shqipëria kërcënohet nga plakja e popullsisë për shkak të lindjeve të ulëta dhe ikjes masive të të rinjve, vendi ynë ka një prej përqindjeve më të larta në Europë të të rinjve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në Europë janë vetëm 5 shtete ku kjo përqindje është më e lartë se 8% në raport me popullsinë e secilit prej këtyre shteteve.

Shqipëria është një prej këtyre 5 vendeve, duke u renditur e 5-ta me një normë 8.2%. Vendet e tjera ku kjo përqindje është e lartë janë Azerbajxhani, Armenia, Malta dhe Qipro.

Ndërkohë sipas Eurostat mesatarja europiane e të rinjve është 6.2%.

Të lindurit e fund viteve `80 dhe fillim viteve `90, janë një pjesë mjaft e rëndësishme e ekonomisë së një vendi, jo vetëm për shkak se janë një pjesë thelbësore e tregut aktiv të punës, por edhe pse janë një target-grup primar i kompanive të cilat tregtojnë kryesisht mallra konsumi.

Portugalia, Greqia dhe Sllovakia janë vendet europiane me përqindjen më të ulët të të rinjve në popullsi, në rreth 5%.

Plakja e popullsisë në vendin tonë pritet të ulë ndjeshëm këtë përqindje, dhe ky problem demografik do të ketë impakt të padiskutueshëm në ekonominë e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998