INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpresë për personat e paralizuar. Mund të ecin sërish!

Shpresë për personat e paralizuar. Mund të ecin sërish!

Publikuar më: 12:26 15-01-2019

Njerëzit të cilët kanë vuajtur nga dëmtime të palcës kurrizore mund të ecin përsëri. Shpresa për ta është dhënë nga shkencëtarët në Kaliforni,  të cilët për herë të parë, kanë përdorur teknologji të shpejtë të printimit 3D për të krijuar një skelë të palcës kurrizore. Më pas ata futën me sukses skelat, të ngarkuara me qeliza staminale nervore, në vendet e dëmtuara rëndë të kurrizit tek minjtë. Implantet kishin për qëllim nxitjen e rritjes së nervave të palcës kurrizore, rikthimin e lidhjeve dhe funksionimin e humbur. Tek minjtë skelat mbështën rirritjen e indeve, mbijetesën e qelizave staminale dhe zgjerimin e qelizave nervore nga skela dhe në kordën kurrizore mbajtëse.

skela.jpg

Profesor Mark Tuszynski, i Universitetit të Kalifornisë në San Diego, tha se në vitet e fundit, kanë përparuar në mënyrë progresive më afër qëllimit të rigjenerimit të bollshëm të distancave të gjata të akseve të dëmtuara në shtyllën kurrizore të lënduar, që është thelbësore për çdo rivendosje të vërtetë të funksionit fizik. Autori kryesor Dr Shaochen Chen ka përdorur teknologjinë e shpejtë të printimit 3D për të krijuar një skelë që imiton strukturat e sistemit nervor qendror. Sipas tij ashtu si një urë, ajo ndreq akset rigjeneruese të palcës së dëmtuar kurrizore. Pas disa muajsh, inde të reja të palcës kurrizore ishin rirritur tërësisht. Minjtë e trajtuar rimorën përmirësimin funksional të 'rëndësishëm' në këmbët e tyre të prapme.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443