INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpikjet më të mëdha në histori të bëra nga femrat [FOTO]

Shpikjet më të mëdha në histori të bëra nga femrat [FOTO]

Publikuar më: 11:37 08-03-2017

Është habitës fakti sa rol të rëndësishëm kanë luajtuar femrat në histori.

Në fund të shekullit të XX, u bë një statistikë që 10 % e shpikjeve të bëra nga njerëzit janë regjistruar si vepra të grave. Shkaku për këtë është, pikërisht, jo se gratë nuk janë të afta të zbulojnë, të shpikin apo se ju mungon shpirti krijues, por diçka tjetër. Para gjysmës së parë të shekullit të 20, në shumë shtete të botës, grave nuk ju lejohej dhe nuk u jepej e drejta e autorit, (por edhe nuk ekzistonte një ligj i tillë) si dhe të regjistronin patentat dhe të mbanin një të drejtë të tillë në emrin e tyre. Askush nuk e di sa nga shpikjet dhe zbulimet janë ide dhe vepra të grave, sepse atëherë mendohej që këto vepra nuk mund të jenë pronë dhe e drejtë e grave, sepse ishte e ndaluar. Shpikjet e bëra prej grave nuk janë regjistruar në emrin e tyre, shpikjet janë regjistruar në emrin e të atit, vëllait, bashkëshortit apo të birit të tyre.

Një shembull konkret i mohimit të plotë të kësaj të drejte është shembulli i Sibila Mastërs-indiane, që jetonte në kolonitë amerikane. Ajo shpiku mënyrën mekanike të shndërrimit të misrit në miell, dhe shkoi deri në Angli për të regjistruar veprën e saj si dhe të merrte patentën që i takonte. U vërtetua që në atë kohë gratë nuk kishin të drejtë të mbanin privatësinë për të drejtën intelektuale të autorit dhe të merrnin patentën.

Gjatë vitit 1715, shpikja u regjistrua dhe ju dha patenta për produktin e caktuar Sibila Mastërs, po në dokumenta kishte shkruar emrin e bashkëshortit të saj Tomas. Kjo ka qenë një nga arsyet që kishte shumë pak shpikje të regjistruara me emra grash. Një pengesë tjetër gjatë shekullit që lamë pas, ka qenë numri i pakët i grave që kanë kryer arsim teknik, që do i ndihmonte të realizonin idetë e tyre gjeniale. Një pjesë e madhe e grave janë përplasur dhe vazhdojnë të përplasen me mendësitë dhe talljet, kur kërkojnë bashkëpunim nga burrat për realizimin e ideve teknike.

Gruaja e parë që mundësoi regjistrimin për veprën e saj është amerikania e quajtur Meri Keis. Gjatë vitit 1809 ajo zhvilloi biznesin e saj realizimin e kapeleve prej kashte, që ishte për një bum ekonomik për Anglinë e atëhershme. Ku nuk përdoren kapelet e kashtës?! Gjithandej, kudo!

Disa nga shpikjet shumë praktike dhe të dëgjuara të realizuara nga gratë janë:

Kubat që luajnë fëmijët, me gërma apo me figura- regjistruar prej Adeline D. Whitney në vitin 1882.

Teste Apgar, që vlerësojnë shëndetin e bebit gjatë lindjes- autore Virginia Apgarnë vitin 1952.

Biskotat me copa çokollatash- Ruth Wakefield, në vitin 1930

Historia e kësaj ideje është shumë interesante, e cila lindi shumë natyrshëm. Ruth bashkë me bashkëshortin e saj kishin një motel në periferi të Bostonit, në atë kohë udhëtarët që kalonin andej pushoni dhe paguanin taksë rruge, kundrejt së cilës përfitonin mëngjesin dhe një sipërfaqe të vogël për pushim të shkurtër, po ashtu edhe një vend me ujë dhe ushqim për kuajt e tyre. Familja gradualisht e zmadhoj motelin ndërtoj një restorant, ku kishte një menu shumë të pasur. Në një ditë të caktuar Ruth përgatiste biskota me çokollatë të shkrirë. Një ditë vendosi që në brumin e biskotave të fuste copa çokollate Nestle dhe ashtu veproi. U vërtetua që çokollata nuk u shkri gjatë kohës së pjekjes, duke dhënë kështu një shije unikale biskotave. Receta e re u përhap në mënyrë të menjëhershme dhe u bë aq popullore saqë biskotat me copa çokollate Nestle u bënë shumë të kërkuara. Nga firma e famshme Nestle erdhën kërkesa dhe ata treguan shumë interes për recetën e biskotave. Në vitin 1939 me leje të Zonjës Rurh ata filluan prodhimin e gjerë të këtyre biskotave. Në kutinë e biskotave ishte shkruajtur receta origjinale dhe emri i Ruth-it. Për shumë kohë ajo vazhdoj të merrte çokollatë të lëngshme falas nga kompania Nestle, po vetëm kaq?…..Nëse ajo do të kishte qenë burrë do tu tregonte rovolen atyre, sepse kemi të bëjmë me kohën e kau bojsave, por meqë ajo ishte grua u vlerësua nga ana e firmës me cokollatë të shkrirë.

Cirkulator, shpikje nga Tabitha Bebbit, në vitin 1812

7-important-inventions-by-women-4-96542-circular-saw.jpg

Tabitha punonte në një fabrikë tekstili, në shtetin Masacuset. Ajo kishte vënë re se burrat e komunës ku jetonte, sharronin dru me një sharrë me dy doreza. Duke i vëzhguar vazhdimisht doli në përfundimin se sharra sharronte vetëm në një anë, ndërsa ana tjetër nuk funksjononte. Duke e rishikuar, vizatuar dhe logjikuar rreth faktit, se njëra punonte ndërsa kur kthehej sharra ishte bosh dhe sillte humbje energjie. Ajo shpiku prototipin e parë të sharrës cirkulatore. Shpikja u zbatua me sukses në masë në industrinë e drurit.

Makineria për larjen e pjatave nga Josephine Cochran, në vitin 1872

grid-cell-10960-1407767763-0.jpg

Ideja për këtë makinë, nuk lindi nga numri i madh i pjatave që duheshin larë, shpikësja e saj u detyrua nga shkaqe të tjera. Josefin trashëgoj një borxh të madh pas vdekjes së bashkëshortit. Një nga kujtimet e shtrenjta që ajo kishte në shtëpinë e saj ishte një servis i shtrenjtë prej porcelani kinez, aq shumë kujdesej ajo për këtë servis saqë nuk i lejonte shërbëtorët as t’i preknin me dorë nga frika se mos i thyenin. Këtë servis ata nuk guxonin ta preknin me dorë dhe kështu, servisin askush nuk e kishte larë kurrë që nga dita që ishte blerë. Në vend që t’i shiste ajo bëri atë shpikjen e famshme, që punonte me ujë të nxehtë, që të lahej porcelani. Në vitin 1886 ajo arriti pas shumë përpjekjesh ta regjistronte shpikjen e saj në emrin e vetë.

Pampersat nga Marion Donovan në vitin 1950 Bojleri elektrik- nga Ida Forbes në vitin 1917

inventors_donovan-marion-obrien_ac721-02072101banner.jpg

Korrektori që përdoret për të fshirë gabimet mbi letër nga Bessie Nesmith në vitin 1951

Hekurudhat lëvizëse(elevated railway) ngaMary Walton në vitin 1881

Muflers të motorit nga El Dorado Jones në vitin 1917

Sinjalet e Raketave nga Martha Coston në vitin 1847

Martha mbeti e ve me katër fëmijë, që në moshën 21 vjeçare. Ajo zbuloi tek dokumentat e burrit idenë e sinjaleve e ngjyrshme të raketave për komunikimin mes anijeve, vaporëve. U përpoq dhe ja arriti të krijoi prototipin sipas projekteve që ajo i çoi përpara, por nuk funksionoi. Kaluan 10 vjet duke studjuar dhe krijuar variante të ndryshme projektet e bashkëshortit të saj. Zhvilloj shumë takime, konsultime me shkencëtar, ushtarak, por eksperimentet e saj ishin të pasuksesshme. Një natë ajo bashkë me fëmijët shkuan në një panair dhe atje panë fishekzjarret shumëngjyrëshe, ndërsa studionte me imtësi i lindi ideja të vendosë piroteknikë në sinjalet e raketave. Më në fund ky kombinim I solli sukses, dhe ajo mundi t’i regjistrojë sinjalet shumëngjyrëshe në emrin e saj si shpikjen e saj. Forcat Detare të SHBA i blenë të drejtën dhe filluan ta përdorin sistemin në mënyrë masive, sidomos gjatë luftës civile. Sipas dokumentave të asaj kohe, u prodhuan dhe u përdorën mbi 1 milion e 200 mijë sinjale raketash, për të cilat Marta duhet të ishte paguar me shumën prej 120 mijë dollar. Në të vërtetë ajo përfitoj vetëm 15 mijë, dhe motivi për kundërshtimin që ju bë ndaj pagesës që i duhej paguar a e dini se cili ishte?… se ishte .. Grua sa keq…

Globi nga Ellen Fitz në vitin 1875

Dërrasa e hekurosjes nga Sarah Boone në vitin 1892

Maria Skodovska (Kyri) është e para grua që mori çmimin Nobel në fizik

82a16ee731290f9a726b43ecfb41f778640000.jpg

Maria Skodovska (Kyri) arriti nga kërkimet e shumta te zbulonte një element te ri që e quajtën polonium, për nder të Polonisë. Në dhjetor 1898 Kyrite zbuluan një tjetër element te cilin e quajtën radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 Kyrite me zbulimet që bene ishin tepër te pasur. Qëllimi i tyre tashme ishte te ndanin radiumin në kristale me te vogla. Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit te radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902. Maria ishte e para femër e cila mori çmimin Nobel në fizike për ndër te zbulimeve që ajo kishte bere. Në 1911 ajo mori çmimin Nobel në kimi për shërbimet dhe punën për zbulimet që kishte bere.

Doktoresha e parë e Filozofisë në botë ishte Elena Lukrecia Peskopia në vitin 1626-1684, arbëreshe

Oxhaku i Lokomotivës nga Mary Walton në vitin 1879

Shiringa mjekësore nga Letita Geer në vitin 1899

Makina që prodhon qeset e letrës për të bërë pazarin nga Margaret Knight në vitin 1882

Motori rrotullues nga Catherina Deiner në vitin 1891

Snugli, kanguri për të mbajtur bebet nga Ann Moore në vitin 1965

Makina për pastrimin e rrugëve nga Florence Parpart në vitin 1900

Llambën nënujore dhe teleskopin nga Sarah Nather në vitin 1845

Fshirëset e xhamave të makinave nga Nary Anderson në vitin 1903

Përpilues i gjuhës angleze në kompjuter, si edhe gjuhën programuese COBOL nga Dr Grace Murray Hopper

grid-cell-30351-1407785672-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042388439178467