INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpiket një tjetër mënyrë që të shkosh në AMERIKË! Ndiqni këshillat e ekspertit

Shpiket një tjetër mënyrë që të shkosh në AMERIKË! Ndiqni këshillat e ekspertit

Publikuar më: 09:34 26-04-2019

Në Amerikë mund të shkohet dhe përmes adoptimit. Emigracioni përmes adoptimit (Intercountry adoption) i referohet adoptimit të një fëmije që nuk jeton në të njëjtin një vend me prindërit adoptues, por në një vend tjetër të botës. Ligji amerikan i Emigracionit jep mundësinë e emigracionit përmes adoptimit, nëse fëmija i përmbush kërkesat për një proces të tillë. Egzistojnë dy procese të veçanta vetëm për fëmijët që adoptohen nga shtetas amerikanë.

Avokati, amerikan Kieran Both ka detajuar mënyrat:

Fëmija mund të emigrojë në SHBA menjëherë pasi është adoptuar.Ose mund te vijë këtu e pastaj të adoptohet. Ka edhe një proces tjetër adoptimi i cili aplikohet nga shtetasi amerikan ose rezidenti i përhershëm që bëhet në linjën familjare, pra adoptohet fëmija që ka lidhje gjaku me adoptuesin. Çdo agjensi adoptimi në SHBA duhet të jetë e autorizuar për të kryer këtë proces në përputhje me kërkesat e Hagës, ndaj çdo i interesuar duhet të lidhet me një avokat që merret me emigracionin dhe të bëjë siguri për regullsinë e procesit, dërgimin e një dokumenti në Emigracion sipas të cilit vërtetohet ligjshmëria e adoptuesit, sipas kritereve të Hagës për adoptimet.

Në rastet e adoptimeve të fëmijëve me të meta fizike, adoptuesit i duhet të paraqesë më shumë prova se është në gjendje t’i japë kujdesin e dashurinë e përkushtueshme një fëmije në kondita të tilla. Aplikimi dërgohet në USCIS për aprovim. Pasi merret aprovimi prej andej, aplikanti fillon të punojë me agjensinë e caktuar për vazhdimin e procesit të adoptimit. Më tej merret viza për fëmijën që adoptohet dhe bëhet ardhja e fëmijës në SHBA. Formularët që mbushen janë: Form I-800A (Application for Determination of Suitability to Adopt a Child from a Convention Country) si edhe Form 1-1800

Kriteret për adoptim:

-Aplikanti duhet të jetë shtetas amerikan.
-Të banojë në këtë vend (të jetë vendas).
-Nëse është i martuar, duhet që edhe bashkëshortja apo bashkëshorti të firmosë formularin I-800A, që gjithashtu ka për qëllim adoptimin e fëmijës.
-Nëse nuk është i martuar duhet së paku të jetë 24 vjeç, kur të ulet për të plotësuar formularin I-800A
-Duhet të ketë mbushur 25 vjeç kur plotësojë formularin përkatës, Form I-800.

Pasi emigracioni e ka aprovuar aplikimin (Form I-800A), i interesuari duhet t’i bëjë kërkesë autoriteteve qëndrore në vendin ku jeton fëmija, për aprovimin e adoptimit. Por para adoptimit gjithashtu duhet të mbushë formularin I-800 për fëmijën që do të adoptohet(Petition to Classify Convention Adoptee as an Immediate Relative)

Në mënyrë që fëmija të bëhet i ligjshëm për adoptim, në përshtatje me kërkesat e Konventës së Hagës, duhen plotësuar këto kritere:

-Fëmija duhet të jetë nën moshën 16vjeç .
-Të jetë banor i një vendi që është anëtar i konventës.
-Të jetë dhënë leja nga organet qëndrore të vendit (ku ndodhet fëmija)për adoptimin e fëmijës, dhe të jetë marrë pëlqim i plotë për adoptimin.
-Nëse adoptuesi është i martuar, duhet që edhe bashkëshortja të firmosë formularin I-800A, e të vërtetojë që e dëshiron adoptimin e fëmijës.
-Nëse nuk është i martuar duhet së paku të jetë 24 vjeç kur ulet për të plotësuar formularin I-800A dhe duhet të ketë mbushur 25 vjeç kur plotësojë formularin përkatës, Form I-800.

Pasi USCIS, Emigracioni pra, aprovon kërkesën e aplikantit, atëherë ai mund të kërkojë vizë për fëmijën që do të adoptojë dhe marrë nën kujdestari.

E rëndësishme të kuptohet që adoptimi nuk mund të ndodhë pa mbushur dokumentat që nevojiten për këtë proces, e pa marrë aprovimin për to, në përputhje me kërkesat e Konventës së Hagës.

Pasi Shërbimi i Emigracionit(USCIS)aprovon aplikimin e prindit adoptues,(FormI-800) ai duhet te bëjë kërkesë për vizë për fëmijën duke kompletuar kështu procesin e adoptimit ose fiton kujdestarinë ligjore për fëmijën për ta sjellë fëmijën në SHBA dhe për të bërë adoptimin me t’u këshilluar nga Departamenti i Shtetit. Në këtë rast fëmija hyn në SHBA me vizën e emigrantit IH-3. Të gjithë fëmijët me këtë vizë pranohen në Amerikë si rezidentë të përhershëm. Në vartësi të vizës që i është dhënë fëmijës së adoptuar Emigracioni i dërgon atij, ose kartën e rezidentit të përhershëm(green card) ose certifikatën e shtetësisë amerikane. Fëmija që hyn në Amerikë si fëmijë i adoptuar i shtetasit amerikan bëhet automatikisht shtetas amerikan nëse procesi i adoptimit ka përfunduar plotësisht para se fëmija të ketë mbushur 18 vjeç. Fëmija duhet të jetë duke banuar në SHBA pas ardhjes në këtë vend me vizë emigranti ,në mënyrë që të marrë certikatën e shtetësisë amerikane. Nëse aplikanti (prindi adoptues) punon për shtetin amerikan( qeverinë) ose në shërbim të forcave ushtarake amerikane i stacionuar përkohëshisht jashtë kufijve të vendit, fëmija konsiderohet sikur jeton në SHBA, dhe merr certifikatën e shtetësisë njëlloj si të ketë banuar brenda teritorit të SHBA./Gazeta Illyria

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445