INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtim Idrizi: Nëse ska konsensus referendum për reformën në drejtësi

Shpëtim Idrizi: Nëse ska konsensus referendum për reformën në drejtësi

Publikuar më: 11:31 19-07-2016

Thirrja për referendum për refromën në drejtësi po artikulohet gjithnjë e më shumë, në rast se dështon miratimi i reformës në drejtësi, në seancën e 21 Korrikut. Edhe Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, i beson këtij varianti në rast se dështon gjetja e konsensusit për “Vetingun”. Këtë deklaratë Idrizi e dha menjëherë pas takimit 60 minutësh me Kryeministrin Edi Rama për reformën në drejtësi.
Shpëtim Idrizi:
“Nëse nuk arrihet konsensusi për rekomandimin 88, duhet ti drejtohemi referendumit. Kjo është një reformë komplekse. Qëndrimi i PDIU është që në rast se nuk gjejnë kompromisin për nenin 88, besoj se nuk mund t’ja mohojmë qytetarëve reformën në drejtësi, atëherë ne duhet ti drejtohemi për referendum”.
Shpëtim Idrizi foli dhe për takimin trepalësh të Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës një ditë më parë, por vuri theksin se aty duhet të ishte dhe PDIU.
Shpëtim Idrizi:
“Ne përshëndesim takimin e djeshëm, megjithëse PDIU duhet të ishte pjesë e kësaj tryeze. Është mirë që liderat të takohen dhe të gjejnë mënyrat për të gjetur kompromis. Kjo tryezë ka prodhuar ekspertët për të gjetur zgjidhje mes palëve. Unë mbetem besimplotë që ekspertët do gjejnë konsensusin dhe që të enjten të votojmë dhe ti japim shqiptarëve atë gjë aq të çmuar, reformën në drejtësi. Ne jemi të fokuasuar në dy ditët e mbetura që kjo reformë të kryehet dhe ky është nje detyrim qe ne je kami shqiptarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715