INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Manjani: 8 orë negociata, kemi ngecur në pak gjëra

Manjani: 8 orë negociata, kemi ngecur në pak gjëra

Publikuar më: 11:59 19-07-2016

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, flet për ecurinë e negociatave mes 3 partive kryesore politike në vend. Një ditë më parë PS, PD dhe LSI kanë negociuar për më shumë se 8 orë, ndërsa rezultati në fund sipas Ylli Manjanit është se palët kanë ngecur në shumë pak gjëra. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Ylli Manjani, i cili është dhe eksperti i LSI për negociatat, thotë se shpreson që deri të ejten e 21 Korrikut, palët të kapërcejnë këto pak gjëra që kanë mbetur.
Ylli Manjani:
“Kemi qëndruar mbrëmë deri në orën 2 pas mesnatës dhe kemi ngelur për shumë pak gjëra. Diskutimi ka qenë në frymën e bashkëpunimit. Kemi arritur shumë gjëra dhe kemi mbetur për shumë pak. Kur të ketë mbaruar kjo punë do ju jap më shumë detaje. Shpresoj që në 21 reforma të kaloj me konsensus ashtu siç është programuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986