INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërthimi i Salmonelës. Edhe kontakti me shpendët e gjalla ju sëmur[VIDEO]

Publikuar më: 12:57 05-06-2017

Shpërthimi i sëmundjes së salmonelës ka vënë në alarm ekspertët e shëndetësisë të cilët kanë bërë apel që të bëhet sa më shumë kujdes. Nëse mendonit se këtë sëmundje mund ta merrnit nëpërmjet konsumimit të mishit të pulës, e keni gabim. Mjekët veterinerë thonë se duhet bërë shumë kujdes edhe në kontaktin që mund të keni me shpendët e gjalla. “Kontakti i afërt edhe me pulën më të pastër dhe më të shëndetshme mund t'ju bëjë të sëmureni”-këshillojnë ata. Ky është alarmi që kanë dhënë këtë javë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qendra njoftoi se po punon për të hetuar tetë shpërthime të shumëfishta të salmonelës që lidhen direkt me mbajtjen e zogjve në oborrin e shtëpisë. Zogjtë e infektuar me salmonelë mbajnë bakterie në pendët dhe në këmbët e tyre. Qendra zbuloi se të paktën 372 njerëz në të gjithë vendin ishin infektuar me salmonelë ndërmjet 4 janarit dhe 3 majit nga rosat, pulat dhe patat. Nga 372 raste, 36% ishin fëmijë. Askush nuk ka vdekur nga infeksioni, por 71 prej këtyre infeksioneve ishin aq të këqija sa që njerëzit duhej të hospitalizoheshin. Mbajtja e shpendëve në oborret e shtëpive ka ndikuar në rritjen e shkallës së infektimit.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084