INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA-së në Pekin [VIDEO]

Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA-së në Pekin [VIDEO]

Publikuar më: 08:58 26-07-2018

Një shpërthim ka ndodhur jashtë Ambasadës së SHBA-së në Pekin. Njerëzit, dëshmitarë në vendngjarje, kanë ndarë në mediat sociale foto dhe video nga shpërthimi. Rrethanat e incidentit nuk dihen ende, ndërsa në pamjet e publikuara shihet tym, teksa policia ka rrethuar zonën. Para një mjeti, shihet nje trup i shtrirë në tokë që mendohet se është personi që mund të ketë kryer sulmin. Ndërkohë flitet për persona të plagosur. Raportime kontradiktore raportohen në media sociale, ku disa pohojnë se shpërthimi ka ndodhur në Ambasadën indiane dhe jo atë të SHBA. As zyrtarët kinezë, as ata amerikanë nuk e kanë konfirmuar deri tani incidentin. Ambasada e SHBA-së është e vendosur në rrethin e Chaoyang të Pekinit, në Kinë. Ambasadat e Izraelit dhe të Koresë së Jugut janë gjithashtu afër saj.

Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623