INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flakët përpijnë banesat në Londër, 100 zjarrfikës në vendngjarje

Flakët përpijnë banesat në Londër, 100 zjarrfikës në vendngjarje

Publikuar më: 09:17 26-07-2018

Rreth 100 zjarrfikës po luftojnë me flakët e zjarrit që përfshinë një bllok pallatesh në veriperëndim të Londrës. Rreth 50 vetë u evakuuan nga blloku dhe dy persona u ndihmuan nga zjarrfikësit. BBC raporton se sipas shërbimit zjarrfikës,  zjarri tani është vënë nën kontroll nga 15 mjete që po merren me këtë incident.

PER_HAPJE_ZJARR.jpg

Shërbimi i Ambulancës në Londër dërgoi ekipe por ata nuk kanë dërguar pacientë në spital. Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Shefi i zjarrfikësve Clainton Murray tha: “Dyshojmë se zjarri ka filluar në një apartament në katin e katërt.” Apartamenti ka pësuar dëme prej zjarrit dhe një pjesë e çatisë është shkatërruar. Në fazat e para zjarri ishte shumë i dukshëm dhe mund të shihej disa milje larg.

BLLOKU_I_PALLATEVE.jpg

Për shkak të shqetësimeve se çatia mund të shembet nga brenda, zjarrfikësit evakuuan banorët nga kati i fundit. Zjarrfikësit kanë kryer operacione shpëtimi. Angelica Malin jeton pranë banesave dhe mund të shihte flakët e zjarrit nga dritarja e saj e gjumit. "Unë pashë zjarrfikës brenda si dhe çatinë e përpirë nga zjarri. Ishin dhe dy burra në vinça që punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin e çatisë,"-tha ajo. "Është kaq e frikshme, banesa ime është e mbushur me erë tymi. Zjarrfikësit kanë qenë të mahnitshëm dhe ndihem e ngushëlluar nga përgjigja e pabesueshme"-tha ajo për BBC.

ZJARREFIKES.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445