INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim në një park industrial në Kinë, 19 të vdekur

Shpërthim në një park industrial në Kinë, 19 të vdekur

Publikuar më: 09:24 13-07-2018

Një shpërthim në një park industrial në provincën e Sichuan të Kinës ka lënë 19 të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”. Autoritetet në qarkun Jiangan thanë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike të drejtuar nga Yibin Hengda Technology. Fotot e postuara në mediet sociale tregojnë një zjarr të madh dhe tufa tymi që ngriheshin nga objekti. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Sipas “Xinhua” zjarri, i cili shpërtheu të enjten në mbrëmje, u shua në orët e para të ditës së premte.

kine_2.jpg

Ata që janë plagosur nga shpërthimi janë në një gjendje të qëndrueshme. Autoritetet kanë filluar një hetim, tha agjencia e lajmeve. Fabrika Yibin Hengda bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike. Sipas njoftimeve të medias lokale, ndërtesa trekatëshe e fabrikës është djegur duke mbetur vetëm kornizat e tyre të çelikut ndërsa në ndërtesat aty ishin shkaktuar dëme. Aksidenti vjen pas katastrofave të ndodhura në impiantet kimike në Kinë. Në vitin 2015, 173 persona vdiqën në një shpërthim në një depo kimike në qytetin port të veri-lindor të Tianjin. Një hetim zyrtar për shpërthimin zbuloi se korrupsioni, lidhjet politike dhe marrëveshjet zyrtare të lejuan që të uleshin qoshet dhe sistemet e sigurisë të anashkaloheshin.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697