INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet për përdhunimin e një adoleshenteje. Deputeti mohon akuzat

Akuzohet për përdhunimin e një adoleshenteje. Deputeti mohon akuzat

Publikuar më: 09:25 13-07-2018

Një deputet i partisë qeverisëse në Indi është akuzuar për përdhunimin e një vajze adoleshente, ndërsa babai i saj është rrahur për vdekje kur familja u ankua. 17-vjeçarja, thotë se është përdhunuar nga deputeti më 4 qershor 2017, kur u dërgua në shtëpinë e tij me preteksin se do ti gjenin një punë. Ajo u rrëfeu se ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga bandat për 9 ditë në pronën e Sengar midis datës 11 deri më 20 qershor.
Byroja Qendrore e Hetimeve ka akuzuar Kuldeep Singh Sengar, një anëtar i zgjedhur i kuvendit legjislativ të shtetit Uttar Pradesh, për përdhunim, rrëmbim, komplot kriminal, kërcënim dhe përdhunim të të miturve nën ‘Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Akti Seksual.’ Por, Sengar i ka mohuar të gjitha akuzat.
Sipas dokumenteve të gjykatës, policia e mori adoleshenten në stacionin e policisë më 20 qershor dhe e kërcënuan me babain e saj nëse do të fliste.
Në prill 2018, pasi familja bëri denoncimin, babi i vajzës u dhunua dhe më vonë vdiq nga plagët. Një ditë para vdekjes së babait të saj, duke kërkuar të tërheqë vëmendjen ndaj rastit, vajza u përpoq që ti vendoste vetes flakën jashtë banesës së shefit të Uttar Pradesh, por u ndalua nga kalimtarët.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391