INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen keq! Dikush i tha Bebe Rexhës se është plakur, reagimi i saj e lë me gisht në gojë! [FOTO]

Shpërthen keq! Dikush i tha Bebe Rexhës se është plakur, reagimi i saj e lë me gisht në gojë! [FOTO]

Publikuar më: 09:34 13-08-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

hgjnh.JPG

Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.

Ajo është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.

Së fundmi, Bebe Rexha ka bërë një reagim epik për t’i kthyer përgjigje një producenti muzike që mendon se këngëtarja është shumë e plakur për foto seksi.

Ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, ku shfaqet me të brendshme, e cila shprehet se ndihet e lumtur që së shpejti mbush 30 vjeç dhe se tani është më e mençur, më e fortë dhe një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë.

Kështuqë ata që mendojnë se janë plakur për shkak të moshës së madhe, lexoni mesazhin e Bebe Rexhës:

“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte “konfuz”. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në Instagramin tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kanautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe. Më ka ardhur në majë të hundës me të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si “shtriga” kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithësesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë.”- ka shkruar Bebe Rexha.

 

View this post on Instagram

I recently had a MALE music executive tell me that I was getting too old and that my brand was “confusing.” Because... I’m a songwriter and I post sexy pics on my Instagram and that’s not what female songwriters are suppose to do, especially for my age. I’m 29. I’m fed up with being put in a box. I make my own rules. I’m tired of women getting labeled as “hags” when they get old and guys get labeled as sexy with age. Anyways, I’m turning 30 on August 30 and you know what, I’m not running away from it. I’m not gonna lie about my age or sing songs that I feel will sell better because they sound “younger.” I’m gonna celebrate my age because you know what, I’m wiser, I’m stronger and TRUST ME I’m a much better lover than I was 10 years ago.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Article Logic
Execution time: 0.0040979385375977