INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen centrali elektrik në Nju Jork, banorët tremben nga “Alienët” [FOTO]

Shpërthen centrali elektrik në Nju Jork, banorët tremben nga “Alienët” [FOTO]

Publikuar më: 11:12 28-12-2018

Momente frikë në Nju Jork për shpërthimin e një impianti të kompanisë elektrike të qytetit Con Edison, në lagjen e Astorias, në Queens.

Shpërthimi jo vetëm që ka tronditur shtëpitë e zonës, duke shkaktuar panik mes banorëve, por nga ana tjetër ka shkaktuar në qiell një shirit të gjatë dritash ngjyrë të kaltër dhe të dukshme nga i gjithë qyteti, përfshirë edhe Nju Xhersin.

Fenomeni ka shkaktuar një kureshti të madh, me qindra postime në rrjetet sociale në pak minuta, por edhe ankth. Aq sa bashkiaku Bill de Blasio, u detyrua të ndërhyjë për të siguruar njujorkezët: “Asnjë pushtim alien apo kërcënim hapësinor”. Në të vërtetë ka qenë një batutë, duke parë që një siguri e tillë mbërriti edhe nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dhe nga zjarrfikësit, të përkushtuar të shuanin zjarrin e ndezur nga shpërthimi.

Ndërkohë është mbyllur për siguri aeroporti “La Guardia”, edhe për shkak të një serie “blackout”-i të provokuar nga incidenti. Nuk raportohet për asnjë person të lënduar pas dëme materiale.

 

4.jpg

 

 

2.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266