INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen Astrit Patozi, ka më shumë përgjegjësi ai që vjedh lopën

Shpërthen Astrit Patozi, ka më shumë përgjegjësi ai që vjedh lopën

Publikuar më: 16:12 15-09-2016

Deputetii Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka mbajtur një fjalim në lidhje me zgjedhjet në Dibër. Ai teksa nuk mohoi se dhe në qeverinë Berisha ka patur ndonjë bandë të lidhur me pushtetin duke thënë se ka qenë gjithmonë shkelje syri ku banda merrte një kocë shtoi se Rama bandat nuk i la te oborri. Sipas tij i ka bërë partnerë dhe i futi në parlament dhe i vuri në qeveri.
Për Patozin kjo qeveri e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve, të gjitha testet bërthamore të zgjedhjeve kanë dështuar. Zgjedhjet lokale i firuat dhe i vodhët por i vutë vulën para dy ditësh.
“Nëse shantazhon popullin se do hiqet nga puna, do ngel pa bukë atëherë pa dyshim që do bëjë këtë zgjedhje. Keni blerë votat me 70 deri në 100 euro. Qeveria dhe bandat kanë mbledhur para dhe nuk e kanë problem ti lëshojnë. Unë nuk mund të them se është krenari të thuash se humbëm zgjedhjet, ne kemi përgjegjësinë tonë. Nuk mund të ketë më shumë përgjegjësi ai që ruan lopën se ai që e vjedh lopën.” – shtoi deputeti demokrat.
Patozi foli dhe për projektigjin për narkotikët dhe theksoi se po të ishte si Rama nuk do ta sillte këtë projektligj në kuvend, sepse do kishte parasysh që nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit.
“Është vendim i qeverisë që Shqipëria të shëndërrohet në platacion droge,” sqaroi përfundoi demokrati Patozi.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273