INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i nënës së Fabios, që u vra në Pogradec nga bashkëmoshatari

Reagimi i nënës së Fabios, që u vra në Pogradec nga bashkëmoshatari

Publikuar më: 15:49 15-09-2016

Nëna e adoleshentit Fabio Hila që u qëllua për vdekje 2 ditë më parë në Pogradec nga një moshatar i tij pas një konflikti për një vajzë ka publikuar një staus që të lë pa fjalë. Ajo thekson se nëse shteti nuk jep dënimin e duhur për vrasësin flet për vetëgjyqësi.

Ja letra:
Unë jam një nënë si nënat tuaja, që mu fik drita e syve të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zënë pjesën më të madhe në jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin ëngjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë. Për një fjalë goje mua mu shua jeta e ëngjëllit tim. Nëse ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzor edhe pse kam besim që do ta bëni, unë nëna e tij i premtova para arkivolit, që do t’ja marr shpirtin ashtu si ai bëri me fëmijën dhe ëngjëllin tim të vetëm. Jeni baballarë keni fëmijë, jeni nëna e dini shumë mirë çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paaftë mendor o me një gjykim si minoren. Vrasësi është dhe mbetet i tillë. Ndaj ju bëj thirrje që të vendosni drejtësi për ëngjëllin tim që vetëm buzëqeshje dhe mirësi u dhuronte të gjithëve. Duhet të ketë shtet që mos ketë me vetëgjyqësi!
Ky është apeli i një nëne që do drejtësi për dritën e vetme, që u shua dhe që jeton vetëm për të vënë në vend gjakun e djalit, ëngjëllit, ajrit, jetës!

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084