INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen tre shtetas [VIDEO]

Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen tre shtetas [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 05-07-2017

Është finalizuar  me sukses nga plicia e Tiranës operacioni antidrogë i koduar "Kalaja" ku në flagrancë janë arrestuartre shtetas.

-Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë.

- Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë.

- Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.

Policia ka bërë të mundur të sekuestrohen dhe 50 kg lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal


Njoftimi i plotë
Më datë 04.07.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kalaja”, ku në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë, Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë,Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë - Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.
Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.
Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
- 2 automjete Mercedes Benz.
- 3 aparate celularë të markave të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0020499229431152