INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më shumë jetë të humbura, në fillim të 2017

Më shumë jetë të humbura, në fillim të 2017

Publikuar më: 02:00 30-11--0001

Numri i vdekjeve në tremujorin e parë të këtij viti rezulton disi më i lartë se ai i të njëjtës periudhë një vit më parë, me afro 2.6% më shumë.
Në tre muajt e parë të 2016 numri i vdekjeve 5.880 dhe në tremujorin e parë të 2017 numri i atyrë që kanë humbur jetën është 6.031.
Po me sa duket nga të dhënat e fundit kryeqyteti mban numrin më të lartë të vdekjeve madje vërehet se është rritur me 6.3%. E kjo ka dhe një shpjegim, pasi në Tiranë është regjistruar dhe numri më i lartë i popullisë në vend me afro 1 milion banorë.
Po gjithësesi edhe në qarqe të tjera vërehet një rritje e numri të vdekjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje të madhe ka shënuar dhe qarku i Dibrës me 7,8 %, ai i Fierit, Vlorës, Korçës dhe më pas ai i Durrësit.
Ndërsa vërehet rënie e vdekjeve vetëm në dy qarqe të tjerë si Elbasani, që shënoi uljen më të madhe të numrit të vdekjeve me 2,7 %, pasuar nga qarku i Shkodrës me 0,9 %.

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369