INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit pasi moderatori e ngacmoi për Afërdita Dreshaj

Shpat Kasapi largohet në mes të emisionit pasi moderatori e ngacmoi për Afërdita Dreshaj

Publikuar më: 11:19 17-08-2018

“Kojshia Show” kishte realizuar një kamera të fshehtë për këngëtarin Shpat Kasapi, mirëpo ky i fundit e ka cilësuar si një shaka totalisht pa kripë. Madje këngëtari i hitit “Kush të ndau prej meje” braktisi studion e emisionit gjatë transmetimit direct, shkruan iconstyle.al.


Menjëherë sapo nisi biseda në studio me Shpatin, moderatori ftoi në studio një vajzë të re, e cila prezantohet si e dashura e Shpatit dhe që vjen nga Shqipërisë.


“Afërditë ti je?” pyet moderatori.
“Prapë me këto kamerat e fshehta ju?” – tha Shpati, teksa dallohet qartë se është në siklet.
“Afërditë a je ti?”- pyet sërish moderatori.
“Ejj tani….” përgjigjet Shpati nga ana tjetër.
“Na keni ardhur në majë të hundës me këto kamerat.”- thotë Shpati, duke u përpjekur t’i japë fund kameras së fshehtë.

1w.jpg


Mirëpo situate nxehet në momentin që vajza deklaron se është në pritje të ëmbël.


“Ne po presim një bebe!” –tha modelja shqiptare.
“Oooo duartrokitje, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj me bebe. A është Afërdita?” – vijon moderatori.
“Jo s’është” thotë serioz Shpat Kasapi.


Dhe kaq e pati, Shpati nuk ka dëshirë të qëndrojë asnjë minutë më shumë në studio dhe shkon drejt daljes.


“Edhe këtë ma bërë? Ika…” – tha Shpati dhe u zhduk në prapaskenë.
“Pse ku po shkon?” –shprehet moderatori, i cili nuk e priste aspak një reagim të tillë nga këngëtari Shpat Kasapi.

23.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703