INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese, burri rreh “gruan tradhëtare” në sy të vajzës së tyre

Shokuese, burri rreh “gruan tradhëtare” në sy të vajzës së tyre

Publikuar më: 21:03 25-04-2016

Tradhëtia është një fenomen shoqëror i cili ka ekzistuar gjithmonë madje ka ndodhur edhe në rastet kur dy persona duhen shumë.

Kjo video shokuese ka pushtuar të gjitha mediat botërore. Sipas Daily Mail një burrë ka rrahur gruan e tij në mes të rrugës,  në sy të vajzës së tyre. Ai e akuzonte bashkëshorten se e kishte tradhëtuar me dikë tjetër.

Në momentin që ai e godiste në rrugë gruan duke e kapur edhe për flokësh, vajza e vogël, bërtet dhe qan teksa shikon babain e saj duke rrahur nënë. Ajo, e trembur, kërkon ndihmë nga kalimtarët që ata të ndihmonin nënën e saj.

Shumë kalimtarë i afrohen në rrugë dhe mundohen ta qetësojnë vajzën e vogël, por sjellja e burrit është shumë agresive edhe ndaj kalimtarëve.

Ngjarja ka ndodhur me 22 Prill në Kinë, fillimisht siç raporton Daily Mail kjo video u shpërnda në rrjetet sociale dhe më pas u bë publike në çdo media.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002