INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja pse duhet të mbani një qen në shtëpi

Ja pse duhet të mbani një qen në shtëpi

Publikuar më: 19:18 25-04-2016

Në ditët e sotme, të mbash një kafshë shtëpiake është kthyer në tendencë. Njërëzit kanë nevojë për dashuri, ngrohtësi, mbështetje, dhe shumë mirë këto mund di marrin nga një kafshë shtëpiake. Edhe vetë specialistët gjithnjë e më shumë theksojnë se qentë, vërtet kanë një ndikim pozitiv në jetën tuaj. Një qen në shtëpi mund të forcojë familjen dhe të mësojë fëmijët.

Arsyet pse duhet të keni një qen në shtëpi:

Nuk do të hidhni më ushqimet, një qen mund të hajë ato çfarë ju nuk i doni.

Kur ju jeni të zemëruar apo të mërzitur me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes ose ata me ju, do të gjendet gjithmonë një anëtar tjetër që do të jetë pranë jush për t’ju dëgjuar ose për t’ju ofruar “një përqafim.”

Ata janë të kënaqur kur ju shohin ju.

Qentë janë të aftë të dëgjojnë të parët nëse dikush është duke i’u afruar shtëpisë tuaj, nëse ju jeni në një gjumë të thellë.

Ato falin dashuri ashtu sikurse edhe fëmijët.

Ato ju detyrojnë që të dilni shtëtitje dhe kjo është diçka pozitive, pasi një pjesëtar i familjes tuaj mund të ketë nevojë për të marrë ajër të pastër.

Fëmijët duke patur një qen në shtëpi fillojnë të mësojnë se si të kujdesen për dikë tjetër.

Gjithashtu qentë ndihmojë fëmijët e vegjël për sa i përket sistemit imunitar. Fëmijët që rriten me një qen në shtëpi kanë më pak alergji dhe ka të ngjarë që të preken më pak nga ekzema.

Përmirësoni aftësitë sociale nëse ju keni një qen. Të gjithë ata që kanë një qen, pavarësisht nga mosha kanë dëshirë të bëjnë biseda lidhur me ta.

Article Logic
Execution time: 0.0035698413848877