SQLSTATE[HY000] [2002] No such file or directory SHOKON Dashamir Shehi, viti 1997 mund të përsëritet madje dhe më keq
INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHOKON Dashamir Shehi, viti 1997 mund të përsëritet madje dhe më keq

SHOKON Dashamir Shehi, viti 1997 mund të përsëritet madje dhe më keq

Publikuar më: 21:55 23-04-2019

Dashamir Shehi shokon me deklaratën e tij. Ai tha se në situatën, ku ndodhet vendi mund të përsëritet një '97 e dytë, po në një formë tjetër.

'1997 shihet si një lugat i vjetër. Në fakt '97 nuk përsëritet tani në të njëjtën formë, por në formë tjetër. Por nëse nuk ndodh 1997 mund të ndodhë 2019 dhe kjo është më keq se '97', u shpreh Shehi në 'Dritare me Rudinën'.

Kreu i LZHK shtoi se shqiptarët janë rebeluar ndaj qeverisë dhe asaj që ajo po bën.

'Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveri grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur', tha Shehi.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518