INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shoferja në gjendje të dehur, shtyp për vdekje dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Shoferja në gjendje të dehur, shtyp për vdekje dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Publikuar më: 19:49 03-07-2019

Komuniteti i Piazencës në Itali vazhdon të jetë i shokuar pas ngjarjes, ku dy të rinj u aksidentuan për vdekje në orët e para të mëngjesit.

Viktima të aksidentit kanë mbetur Ergi Skënderi dhe Xhuljo Kaja, respektivisht 20 dhe 22 vjeç, pasi kanë dalë nga një lokal nate e po ktheheshin në shtëpi. Shoferja që ka shtypur për vdekje të rinjtë ishte italiania Irena Vetere siç raporton “BalkanWeb”.

Rezultoi se Vetere ishte 5-fish mbi normën e lejuar. Gruaja është në spital në pritje të arrestimit nga policia dhe po përballet me akuzën e vrasjes së 2-fishtë. Vetere ka lindur në Rusi, por është rritur në Itali. Ajo është sipërmarrëse dhe dy vjet më parë ka qenë pjesë e fushatës në mbështetje të kandidatit Paolo Rizzi për kryebashkiak të Piacenza-s.

Në të kaluarën, asaj i ishte hequr patenta për shkak se e ngsite makinën në gjendje të dehur.

shqiptaret1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018961429595947