INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimtarja Flutura Açka “ngjyen” penën me lot dhe thurr ca vargje për birin e saj[FOTO]

Shkrimtarja Flutura Açka “ngjyen” penën me lot dhe thurr ca vargje për birin e saj[FOTO]

Publikuar më: 11:01 07-06-2018

Shkrimtarja Flutura Açka disa javë, pasi humbi djalin e saj nga një sëmundje e rëndë, ka mundur të gjejë forcë dhe ti kthehet punës së saj. Këtë herë edhe pse e pikëlluar ka gjetur forcën brenda vetës dhe ka shkruar ca vargje për më të dashurin e saj dhe e ka shoqëruar me një foto të tij me një qiell me diell.

Poezia:

Roja i dritës

Ti kishe kaq qiell brenda teje,
sa dhe dielli bante ndejë n'tandin sy,
e drita xhelozohej kur fikej mramjeve,
horizontit ankohej,
se s'mundej me të ngja ty.
Kurdisur n'buzëqeshje
kraharori yt ende jep gurgullimë,
andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët
të trishtimit tonë, mësyn.
Është larg, n'rini të përjetshme,
mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu,
i pakorruptueshmi shpirt,
i papërlyemi kurm,
e pavramja ndjenjë,
xeherore qe s'e prek kush thellimave,
ekzistencë diku, gega im,
"the terrible beauty"* në më t'gjatin mërgim.
Ti dashuria që ecje,
ti buzëqeshja baretëse,
ti i thikti rrezatim mirësie,
kushedi në ç'mors lexon tani,
vajin tonë që lutet për kthim.
Ti roja i dritës,
përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë,
të na derdhin mjerim.
Tani shkel në dhera të pastra,
e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget,
ti nezra e përjetshme,
nuk fikesh si kandil,
as flakë qiriri topitur erës,
shembëllim i largët i një ylli kushediku,
tatuazh i shpirtit mbet...
"The terrible beauty" (bukuri mizore), varg i John Keats

flutraokkkkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717