INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërpritet për të tretën herë seanca menjëherë sapo mbërrin Rama në Kuvend

Ndërpritet për të tretën herë seanca menjëherë sapo mbërrin Rama në Kuvend

Publikuar më: 11:46 07-06-2018

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për herë të tretë menjëherë pasi ka mbërritur në sall kryeministri Edi Rama.

Që në fillimin e seancës së sotme, kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar me ngulm praninë e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare.

Basha ka kërkuar që në sallë të vijë Edi Rama dhe të japë përgjigje për të gjitha akuzat që janë bërë. Sipas Bashës ka 4 javë që kjo qeveri ka humbur legjitimitetin.

Ruçi ka vendosur të ndërpresë seancën pasi Basha nuk liron foltoren për zhvillimin normal të seancës plenare.

Article Logic
Execution time: 0.0029828548431396