INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në tetë numri i djemve të nxjerrë nga shpella në Tajlandë. Vijon operacioni për shpëtimin e 5 të tjerëve

Shkon në tetë numri i djemve të nxjerrë nga shpella në Tajlandë. Vijon operacioni për shpëtimin e 5 të tjerëve

Publikuar më: 14:41 09-07-2018

Operacioni për evakuimin e djemve të bllokuar në shpellën Thai pritet të marrë fund sot. Gazetarët e CNN raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë katër anëtarë të skuadrës “Derrat e Egër”. Shkon kështu tetë numri i djemve që lënë shpellën ku qëndruan më shumë se dy javë.

ushtria_aaa.jpg

Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, sipas një dëshmitari i cili është pjesë e grupit operacional që qëndron në hyrje të shpellës. Kanë mbetur ende pesë djem në shpellë dhe zyrtarët besojnë se ata do të nxirren jashtë brenda sitës së hënë.

ushtria_3.jpg

Më shumë personel se ditën e diel është përfshirë në operacionin që pritet të përfundojë deri në orën 21:00”-tha Narongsak Osatanakorn, kreu i qendrës së përbashkët komanduese që koordinon operacionin . “Emrat e djemve të shpëtuar nuk janë bërë të ditur për familjarët duke respektuar kështu familjet e djemve, të cilët janë ende brenda dhe nuk janë bashkuar me familjet e tyre” shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0026540756225586