INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kanë të përbashkët Rama dhe Veliaj në deklaratat e tyre të pasurisë

Çfarë kanë të përbashkët Rama dhe Veliaj në deklaratat e tyre të pasurisë

Publikuar më: 14:20 09-07-2018

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2017, pasuria e Erion Veliajt u shtua vetëm me paratë e rrogës dhe kursimet e dietave në udhëtimet jashtë vendit. 1 573 940 lekë nga rroga deklaroi Veliaj të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, pra rreth 15 milion lekë të vjetra.

Vitin që shkoi Veliaj shiti edhe mjetin e tij, një Peugeot, për 8 mijë euro dhe kurseu rreth 10 milion lekë të vjetra nga dietat e udhëtimeve jashtë vendit.
Por ç’ka bie në sy në pasurinë e tij janë fitimet disa herë më të larta të bashkëjetueses së tij, Ajola Xoxës, e cila drejton një aktivitet të konsulencës ligjore.

Shtesat në llogarinë bankare të Xoxës janë me 50 apo 30 mijë euro, shuma disa herë më të larta se ato të bashkëshortit, që siç duket kursehet edhe në shpenzimet jashtë vendit për të sjellë në shtëpi paratë e faturave të dietave.
Paratë e Ramës për 2017/ Kryeministri shiti shtëpinë në Tiranë dhe bleu tokë në Surrel
Në këtë pikë, çifti Veliaj-Xoxa janë të ngjashëm me familjen kryeministrore. Nga deklarata e pasurisë së familjes Rama, binte në sy fakti që kryeministri sillte në shtëpi paratë e rrogës dhe ndonjë lek të fituar nga shitja e pikturave, kurse kur bëhej fjalë për lëvizjen e shumave të mëdha, psh blerje toke, paguante Linda Rama nga të ardhurat e saj, disa herë më të larta se të bashkëshortit.
Më poshtë të dhënat e marra nga Open Data, për pasurinë e Veliajt.
ERION VELIAJ, TE ARDHURAT PER VITIN 2017
Të ardhura neto të vitit me vlerë 1 573 940 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Të ardhura me vlerë 8 000 Euro nga shitja e autoveturës tip Peugot, sipas kontratës noteriale me datë 19.12.2017
1) Shtesë me 856 007,73 Lekë në llogarinë bankare pranë Credins Bank, me të ardhurat nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 2 028 049,39 Lekë
2) Shtesë me 9 110,11 Euro në llogarinë bankare pranë Credins Bank, nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbursimet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip Peugot. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 Euro.
3) Gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë Credins Bank, e cila është mbyllur.
4) Gjendje me vlerë 5 308,41 Euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesinit të bashkëjetueses. Nuk ka ndryshim nga deklarimi i mëparshëm.

5) Shtesë me 8 USD në llogarinë bankare pranë Intesa San Polo, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesionit të bashkëjetueses. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 8 302,10 USD, e përbashkët me bashkëjetuesen.
TE ARDHURAT E AJOLA XOXES PER VITIN 2017
Bashkëjetuesja, të ardhura me vlerë 5 706 013 Lekë nga aktiviteti i konsulencës ligjore, biznes me NIPT K91503025N.
6) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50 253,62 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
7) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32 169,41 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
8) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5 497,03 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
9) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 11 472,64 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
10) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33 049,79 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
11) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1 875 910 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.

Ky lajm nuk pasqyron linjën editoriale të intv.al

Marrë nga: lapsi.al


https://lapsi.al/2018/07/09/pasuria-e-veliajt-si-e-rames-me-shume-para-i-fitojne-grate-deklarata/

 

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811