INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodra përcjell për në banesën e fundit Gëzim Krujën në mënyrën më të veçantë

Shkodra përcjell për në banesën e fundit Gëzim Krujën në mënyrën më të veçantë

Publikuar më: 15:30 06-04-2020

Ditën e djeshme u nda nga jeta aktori i madh i skenës shqiptare, Gëzim Kruja.

Artisti ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pas disa vitesh që vuate nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi i preku të gjithë, megjithatë më e trishtë u bë situata pasi një artist i madh nuk do të përcillet për në banesën e fundit ashtu siç duhet.

Megjithatë, vendi i lindjes së tij, Shkodra ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta nderuar.

Sot, në orën 12 teksa Gëzimi po përcillej për në banesën e fundit, qytetarët dolën në ballkone për të duartrokitur në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për artistin e madh.

Gjithashtu, makina që mban trupin e tij ndaloi edhe përpara Teatrit Migjeni, aty ku artisti kaloi gjithë jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0030019283294678